SHQIPËRIA - MOLLDAVIA
Cikalleshi dhe Ramadani për fitoren e parë të Rejas
11 June, 2019 @22:38
Edy Reja i është gëzuar fitores në ndeshjen e tij të dytë me kuqezinjtë, duke e mposhtur Molldavinë sonte në Elbasan Arena 2-0.
Golat e Shqipërisë erdhën në pjesë të dytë, nga zëvendësuesi Sokol Çikalleshi 65’ 1-0 dhe krejt në fund nga mesfushori Ylber Ramadani 90’ që shënoi golin e parë të tij me kombëtaren.
Kuqezinjtë dominuan gjatë ndeshjes, derisa Molldavia nuk kishte thuajse asgjë gjatë lojës. Lajm i mirë është rikthimi i Odise Roshit në ekip, që luajti në gjysmëorëshin e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Shqipëria arrin 6 pikë në grup, derisa të tre ekipet mbi te kanë nga 9 dhe Grupi H është absolutisht i hapur pas ndeshjeve të qershorit.
Goli i Cikalleshit on Vidnews.