FORBES
TOP 10 sportistët më të paguar
13 June, 2019 @13:41
Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, është sportisti më i paguar në botë në 12 muajt e fundit, ka bërë të ditur Forbes, revistë e specializuar për këto çështje.
TOP 5
Futbollisti i Barcelonës merr 127 milionë dollarë në vjet, prej të cilave 92 nga futbolli e 35 të tjera nga marketingu shtesë.
Pas tij renditet sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, që ka marrë 109 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, prej të cilave 65 nga futbolli e 44 milionë tjera nga reklamat.
Edhe i treti në listën botërore është një futbollist. Braziliani i Paris St Germainit, Neymar, merr 105 milionë dollarë (75 nga futbolli + 30 milionë nga marketingu).
I katërti në renditje është boksieri Canelo Alvarez me 94 milionë dollarë. Alvarez merr vetëm 2 milionë dollarë nga marketingu, të tjerat nga sporti i tij.
I pesti në listë është legjenda e gjallë e tenisit, Roger Federer, me total 93.4 milionë dollarë, prej të cilave 86 milionë dollarë nga marketingu!
Prej 6 deri në 10
Vijojnë Russell Wilson me ragbi, 89.5 milionë dollarë (80.5 + 9). Aaron Rodgers, ragbi 80.3 mln dollarë (80.3 + 9). LeBron James, basketboll 89 milionë dollarë (36 + 53). Steph Curry, basketboll 79.8 milionë dollarë (37.8 + 42) dhe TOP 10-shja kompletohet me Kevin Durantin e GSW që fitoi 65.4 milionë dollarë në 12 muajt e fundit (30.4 + 35).
Nga rajoni
Nga TOP 100 sportistët më të paguar, të dalë nga rajoni ballkanik në listë janë: tenisti Novak Djokovic i 17-ti me 50.6 milionë dollarë të ardhura vjetore (20.6 + 30) dhe basketbollisti Nikola Jokic me 26.2 milionë dollarë të ardhura vjetore (i 89-ti në renditje) (25.5 + 0.75).
98, 99 dhe 100
Tre të fundit në listën e TOP 100 sportistëve më të paguar në 12 muajt e fundit janë: basketbollisti Marc Gasol me 25.1 milionë dollarë, futbollisti Mohamed Salah me 25.1 milionë dollarë dhe kriketisti Virat Kohli me 25 milionë dollarë.