BESMIR BOJKU
Nga kampioni i Maqedonisë te ai i Kosovës
16 June, 2019 @13:54
Mesfushori nga Struga, Besmir Bojku, do të jetë lojtar i ri i Feronikelit të Drenasit për stinorin 2019/20.
Skuadra kampione e Maqedonisë Veriore, Shkëndija, ka huazuar 24 vjeçarin për një stinor te ekipi kampion i Kosovës, Feronikeli.
Bojku në fakt ka nënshkruar me Shkëndijën kontratë deri në qershor të vitit 2020, por për të gjetur më shumë hapësirë, i është dhënë Feronikelit, ka bërë të ditur ekipi kuqezi nga Tetova.
Sa i përket lojtarit, ai ka pasur 28 paraqitje në rrugëtim për mbrojtje të titullit me Shkëndijën 2018/19, ndërsa ka shënuar pesë gola dhe 5 asistime në elitën e futbollit verimaqedon.