ARMANDO SADIKU
Sulmuesi historik i kombëtares, drejt Turqisë?!
17 June, 2019 @11:29
Sulmuesi historik i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, mund të kalojë nga Superliga zvicerane në atë turke, bën të ditur sot Panorama tiranase.
Sadiku 28 vjeç që ka shënuar 3 gola për Luganon në elitën zvicerane këtë stinor, pas kalimit aty nga Levante, është bërë synim i sulmit të Trabzonsporit.
Turqit janë tejet të interesuar të kenë shqiptarin në sulm, shkruan gazeta, ndërsa ky i fundit që ka shënuar 12 gola për kuqezinjtë gjatë karrierës, prej të cilëve edhe golin e vetëm në evropian, mund të shkojë aty për 1 milion euro dëmshpërblim.
Vlera aktuale në treg Sadikut i llogaritet të jetë 750 mijë euro, i cili ka kontratë edhe për një stinor me ekipin zviceran, Lugano.