PORTIERI TIRANAS
Eglant Haxho s’është pjesë e Llapit
17 June, 2019 @14:45
Përkundër se u arrit marrëveshja verbale ditë më parë dhe Llapi njoftoi për vazhdim të kontratës së portierit Eglant Haxho, sot ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook ka bërë të ditur se po ndahet nga ekipi.
“Përmes këtij postimi ju njoftim se nga sot nuk jam pjesë e KF Llapi, edhe pse kishim marrëveshje verbale, ajo nuk u dakordua deri në nënshkrim, pas pritjes nga ana ime për të pasur atë të detajuar, gjë që nuk erdhi në adresën time dhe u ndjeva i detyruar të bëj këtë njoftim, edhe pse i vështirë,” ka shkruar Haxho.
Ai gjithashtu ka falenderuar ekipin dhe tifozët llapjan për kohën e kaluar aty dhe bashkëpunimin e deritashëm, duke lënë të kuptohet se po largohet nga ekipi.
Tiranasi 30 vjeçar Haxho, më parë ka luajtur për ekipe si Renova, Tërbuni, Butrinti, Kukësi e Bylisi.