CAKTOHEN KUNDËRSHTARËT POTENCIAL
Nëse fiton grupin preliminar, këta janë rivalët e Feronikelit
17 June, 2019 @17:32
Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, që do të luajë në grupin preliminar të Ligës së Kampionëve, ka mësuar sot kundërshtarët që do ta presin në shortin e radhës.
Nëse Feronikeli fiton grupin preliminar të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Fadil Vokrri, kundërshtarë në short për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të ketë:
BATE Borisov (Bellorusi), Maribor (Slloveni), Rosenborg (Norvegji), Helsinki (Finlandë), Dundalk (Irlandë) dhe The New Saints (Uells).
Për të arritur te njëri nga këta kundërshtarë, Feronikeli duhet të mposht në gjysmëfinale të raundit preliminar Lincolnin e Gjibraltarit dhe në finale fituesin e ndeshjes Tre Penne (San Marino) vs. Santa Coloma (Andorrë).
Ndeshjet e raundit preliminar luhen në Fadil Vokrri të Prishtinës prej datës 25-28 qershor.
Ndërsa ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve luhen më 9/10 korrik dhe 16/17 korrik.