TRAJNERI I DRENICËS
Lushtaku porosit rivalët
21 March, 2015 @15:58
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka thënë se fitorja e ekipit të tij ka ardhur pas lojës kolektive dhe golave të shpejtë të shënuar.
Drenica mposhti Besën në Skenderaj sot me rezultat bindës 3-0.
“Derisa Besa bazohej në individë, ne luajtëm lojën tonë dhe në saje të lojës kolektive shënuam fitore, natyrisht duke falenderua golave të shpejtë të shënuar në fillim të ndeshjes,” ka thënë Lushtaku menjëherë pas ndeshjes për mediat vendore.
Për më tepër, Lushtaku ka porositur kundërshtarët e radhës që vinë në Skenderaj se do t’i gjej fati i njejtë sikur Hajvalinë ashtu edhe Besën.
“Ekipet e forta që pretendojnë titullin do t’i pret i njejti fat në Skenderaj, sikur Hajvalinë ashtu edhe Besën,” ka përfunduar Lushtaku prononcimin e tij.
Drenica ka shënuar dy fitore si vendas në pranverë, të dyja në Skenderaj, derisa një ndeshje të humbur e ka të regjistruar si mysafir në Istog.