OBILIQ
Fetahaj sjell fitoren
21 March, 2015 @14:52
Sulmuesi kryesor dhe lojtari më i dalluar i Lirisë, Liridon Fetahaj, ka shënuar dy gola sot në Obiliq, për t’ia sjellë skuadrës së tij fitoren e radhës në pjesën pranverore të Ligës së Parë.
Kështu, Liria ka dalë fituese në përballjen me KEK-un në Obiliq, derisa vazhdon beteja e ekipit bardhezi për t’iu kthyer elitës së futbollit.
KEK-u fundin e ndeshjes e gjeti me 9 lojtarë, pasi që referi i ndeshjes përjashtoi dy futbollistë të saj për shkak të lojës së ashpër.
Në xhiron e radhës Liria pret Ulpianën derisa KEK-u i shkon Deçanit.