FAKTE
Para Armenisë...
20 March, 2015 @22:04
Kundërshtari i radhës në Grupin I kualifikues për EURO 2016 i Shqipërisë, është Armenia.
Kuqezinjtë deri më sot janë përballur tre herë me Armeninë. Dy nga përballjet i kanë takuar kualifikimeve për Kampionatin Botëror Franca’98, ndërsa një tjetër ka qenë miqësore.
Në ndeshjet zyrtare, Shqipëria nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Armenisë asnjëherë, derisa ka barazuar më 9 nëntor 1996, 1-1 (Fraholli 57’ - TerPetrosyan 90’) dhe ka humbur në ndeshjen e kthimit atje 3-0 (Vardanyan 56’, Assadourian 81’ dhe Avalyan 87’).
Fitorja e parë e kuqezinjëve ndaj kundërshtarit të 29 marsit ka ardhur dy vite më parë, kur më 14 gusht 2013 me golat e Valdet Ramës dhe Ergys Kaçes Shqipëria triumfon.
Aktualisht, Shqipëria është favorite për të fituar ndeshjen e radhës ndaj armenëve. Kuotat e bastoreve ndërkombëtare për fitoren e të përzgjedhurve të Gianni De Biasit japin kuotën 1.8, barazimi 3.2, ndërsa humbja 4.75.
Sa i përket ndeshjeve të Grupit I kualifikues, Armenia ende nuk ka shijuar fitoren dhe një pikë të vetme e ka fituar si vendase ndaj Serbisë, ku ka qenë shumë afër edhe fitores.
Ndërsa Shqipëria ka bilanc aktual në këtë grup 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje (rezultat zyrtar).
Shqipëria fitoren e fundit e ka shënuar ndaj Portugalisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016 në këtë grup, që daton nga shtatori i vitit të kaluar, derisa Armenia fitoren e fundit e ka të shënuar në miqësore ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në maj të vitit të kaluar.
TABELAT, NDESHJET E SHQIPËRISË DHE INFORMATA NGA NDESHJET E KALUARA