FITORE E MADHE
Gjilani ruan lidershipin
21 March, 2015 @15:02
Skuadra e Gjilanit ka hequr të zitë e ullirit sot në Prishtinë në ndeshje ndaj 2 Korrikut, por ka dalë faqebardhë në fund.
Ekipi gjilanas përkundër se arriti epërsinë në fillim të ndeshjes, përmes Shkëmbim Salihut, më pas është dashur të vazhdojë ndeshjen me një lojtar më pak, kurse në pjesë të dytë portieri Faton Maloku ka mbrojtur një penallti të vendasve për t’ia dhënë tre pikë të rëndësishme ekipit nga Anamorava.
Zenel Janovaliu ka dështuar të shënojë penalltinë e 2 Korrikut sot, të cilën e mbrojti Makolli, derisa ekipi prishtinas ka dominuar në pjesë të dytë, por Gjilani është treguar tejet i vëmendshëm në mbrojtje për tu kthyer me tre pikë në shtëpi.
Me fitore, Gjilani ka ruajtur vendin e parë në klasifikim të Ligës së Parë dhe gjendet para Lirisë së Prizrenit, duke shkuar me hapa të sigurta drejt Superligës për momentin.
Derisa Gjilani në ndeshjen e radhës pret Lepencin e Kaçanikut në shtëpi, 2 Korrikun e pret përballja ndaj Dukagjinit në Klinë.