ATLETI
REUTERS
Madridi është i Atleticos
29 September, 2013 @0:02
Atletico Madrid ka dalë fitues në derbin madrilen të zhvilluar sonte në Santiago Bernabeu. Një gol i brazilianit Diego Costa, është treguar të jetë vendimtar në ndeshje.
Atletico ka dalë fitues në derbin e qytetit dhe ka vazhduar serinë perfekte në La Liga, duke e ndjekur Barcelonën me 7 fitore në po aq ndeshje. Costs ka shënuar golin e tetë të tij të stinorit, derisa ekipi i argjentinasit Diego Simeone është treguar heroik në ndeshje duke luftuar për çdo top në çdo cep të fushës.
As Cristiano Ronaldo, e as Gareth Bale nuk i kanë ndihmuar Realit të Carlo Ancelottit sonte, që regjistroi humbjen e parë të stinorit në La Liga.