SERIE A

REUTERS
Pandev e ngrit Napolin në krye
28 September, 2013 @21:10
Napoli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Genoas, të cilën e mposhti me rezultat 0-2 në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.
Sulmuesi maqedon i napolitanëve, Goran Pandev, i shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës së tij. Pandev së pari shënoi në minutën 14’ për epërsinë e Napolit, kurse më pas, në minutën 25’ e dyfishoi epërsinë.
Valon Behrami ishte i plotë në këtë ndeshje për Napolin, derisa Blerim Dzemaili u inkuadrua në lojë në minutën 81’ duke e zëvendësuar lojtarin e ndeshjes dhe autorin e dy golave, Goran Pandev.
Ndërsa te skuadra e Genoas, në formacion ishte talenti ynë 18 vjeçar, Paulo Sokoli, i cili nuk e kishte rastin që të tregohet në këtë lojë.
Me këtë fitore Napoli tani i ka 16 pikë, një më shumë se Roma e cila nesër do të përballet me Bolognan, kurse Genoa mbeti në vetëm 4 pikë pas 6 xhirove të kaluara.