Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUANI (B)ANALIZON

Mahrez má i mirë se Ronaldo e Messi

Riyad Mahrez duke festuar një gol të tijin këtë stinor/ Foto: premierleague.com

Mahrez má i mirë se Ronaldo e Messi


Shkruan: Luan MORINA

27 December, 2015 @9:10

Ky tregim ka shumë aktorë në rolet kryesore, dhe padyshim njëri nga ta është algjeriani Riyad Mahrez. Mesfushori i djathtë i Leicester Cityt ka qenë lideri i skuadrës drejt ngjitjes në krye të ligës më të fortë në botë, aty ku një vit më parë ishin në pozitën e fundit. Është një tregim me pak potencial për të zgjatur, por për momentin të gjithë po kënaqemi me këtë. Ky tregim e bën Mahrezin lojtarin ma të mirë në planet për momentin! Pse?

LIDERSHIPI

Është lehtë të udhëheqësh një skuadër me mesfushën më të mirë në botë – Ronaldo. Edhe më lehtë është të udhëheqësh një skuadër me mesfushën e dytë më të mirë në botë, dhe sulmin më të mirë në botë (gjithnjë vlerësim personal) – Messi. Por, të udhëheqësh një skuadër që luftonte për mbijetesë dhe ta ngjitesh në krye të kampionatit  më të mirë në botë nuk është lehtë. Këtë po e bën Riyadi.

Derisa Ronaldo ka mesfushë me emra si Modric, Kroos, James, Kovacic, Isco, Casemiro, e Bale e Benzeman në sulm; e në anën tjetër Messi ka Rakiticin, Iniestan, Bsuquets, Mascherano në mes e Neymarin e Suarezin në sulm; Riyad ka një skuadër që paguhet sa krejt rroga e Ronaldos apo e Messit. Ka një Vardy që shënon gola, Kanten që udhëheq mesfushën me Albrightonin e Drinkwaterin, dhe një mbrojtje nën-mesatare në letër për Premier League. Dhe megjithatë arrin të jenë aty ku janë.

Mahrezi ka një vetëbesim për lakmi, nuk frikësohet të dribloj, të provoj depërtime ku nuk pritet, të gjuaj në momentin që hapet, dhe mbi të gjitha – diçka që nuk bëjnë as Messi e Ronaldo, të kthehet në mbrojtje të kontribuoj si një mbrojtës në defanzivë ashtu edhe të marr topin për në sulm. 

STATISTIKAT

Messi ka shënuar 5 gola dhe katër asistime në ligë. Ka saktësi pasimi në 82.2%, 5.3 gjuajtje në portë për ndeshje, dhe 0.1 duele ajrore për ndeshje të fituara. Katër çmime si lojtari i ndeshjes.

Ronaldo ka 12 gola, 5 asistime në La Liga. Saktësia e pasimit është 81.4%, me 6.6 gjuajte në portë për ndeshje, dhe 0.7 duele ajrore të fituara. Katër çmime për lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Mahrez ka 13 gola, 7 asistime në Premier League. Saktësi në pasim 72.2%, 2.8 gjuajtje në portë për ndeshje, dhe 0.8 duele ajrore të fituara për ndeshje. 8 çmime për lojtarin më të mirë të ndeshjes. 

Pra, Mahrez ka më shumë gola nga më pak gjuajtje në portë, dyfish më shumë shpërblime për lojtarin më të mirë të ndeshjes, dhe ndër dobësitë e pakta të algjerianit veçohen duelet ajrore, ku megjithatë është më i mirë se Ronaldo e Messi. 

Pasi statistikat për mbrojtje në La Liga janë pak më vështirë për tu gjetur, të bëjmë krahasimin e Mahrezit – mesfushor krahu, me disa nga mbrojtësit kryesor të ekipeve të mëdha në Premier League

Mahrez ka 1.8 ndërhyrje për ndeshje, 1.1 top të ndërprerë, 0.4 faulla, 0.6 pastrime, 0.2 gjuajtje të bllokuara.

Small(dini)ingu ka 1.9 ndërhyrje, 2.4 topa të ndërprerë, 0.8 faulla, 5.7 pastrime, dhe 0.5 bllokime.

John Terry ka 1.3 ndërhyrje, 1.5 topa të ndërprerë, 0.8 faulla, 2.8 pastrime, dhe 0.5 bllokime.

Otamendi ka 2.9 ndërhyrje, 2.4 topa të ndërprerë, 1.2 faulla, 6.6 pastrime, 0.1 bllokime.

Koscielny ka 1.5 ndërhyrje, 3.8 topa të ndërprerë, 0.7 faulla, 5.4 pastrime, 0.9 bllokime.

Tash, mos të harrojmë që këta katër janë mbrojtës, dhe të kenë statistika dy-trefish më të mëdha se Mahrez është normale, imperativ. Ama, kontributi i Mahrez në mbrojtje është për tu marr mësysh, sidomos kur në mesin e dobësive edhe të Ronaldos edhe të Messit është kontributi në mbrojtje.

MÁ I MIRI

Riyadh Mahrez nuk është njeriu më i mirë që ka luajtur futboll. Nuk janë as Messi e as Ronaldo. Për të zgjedh më të mirin në lojë ekipore me një histori aktiviteti 155 vjeçare, nuk mjaftojnë as statistikat në letër, as pamjet në fushë. 

Sigurisht që edhe Ronaldo edhe Messi kanë arritur dhe do të arrijnë më shumë në karrierën e tyre se sa Mahrez. Sigurisht që edhe Reali e Barcelona janë skuadra aq të mëdha sa kurrë s’do të bien në nivelin për tu takuar me Leicesterin (pos nëse shkojnë në Champions n’mot).

Ama, për këta muaj, Riyad Mahrez është më i mirë se Ronaldo e Messi. I pari mund ta fajësoj trajnerin, i dyti lëndimin. 

Mahrezi është më i mirë se të dytë!


SOUTHAMPTON DEMOLON ARSENALIN

Mendonin kreun, pësuan debakël

Premier League

Mendonin kreun, pësuan debakël

26/12/15 @ 22:34

EVERTONI FESTON NË NEWCASTLE

Fitore në sekondën e fundit

Premier League

Fitore në sekondën e fundit

26/12/15 @ 20:24

LEICESTER CITY

Ndeshja e parë, pa gol

Premier League

Ndeshja e parë, pa gol

26/12/15 @ 19:14

JURGEN KLOPP TREGON BRENGËN

Nuk ka qenë lehtë

Premier League

Nuk ka qenë lehtë

26/12/15 @ 19:07

NGA INFORMATORI NR. 35

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

FBK Superliga

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

02/05/24 @ 19:28

REFUZOHET LICENSIMI I DUKAGJINIT!

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

FFK Superliga

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

02/05/24 @ 15:26

BEFASISHT, NDAHEN!

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

International/Sportistë shqiptarë në botë

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

02/05/24 @ 11:45

VIDEO

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 23:45

NË WESTFALENIN E STËRMBUSHUR

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

Champions League

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

01/05/24 @ 23:07

MË I MIRI I NDESHJES

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 22:01

RIKTHIM I MADH I PEJËS

Dramë në “13 qershori” Peja barazon serinë, vendimtarja për finale — në “Karagaç”

FBK Superliga

Dramë në “13 qershori” Peja barazon serinë, vendimtarja për finale — në “Karagaç”

01/05/24 @ 21:34

DUELI DRAMATIK

Playoff (4) Ylli-Peja: Nga një çerek secilës, lufta vazhdon

FBK Superliga

Playoff (4) Ylli-Peja: Nga një çerek secilës, lufta vazhdon

01/05/24 @ 19:51

FORMACIONET ZYRTARE

Playoff (4): Ylli-Peja, 5-shet startuese

FBK Superliga

Playoff (4): Ylli-Peja, 5-shet startuese

01/05/24 @ 18:57

NGA KOMISIONI DISIPLINOR DHE I ETIKÊS

Statovci në disiplinore pas akuzës ndaj gjyqtarëve

FFK Liga e parë

Statovci në disiplinore pas akuzës ndaj gjyqtarëve

01/05/24 @ 18:46


 
Të gjitha lajmet nga