Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRICA

Mali, në vendin e tretë

AFP

Mali, në vendin e tretë


9 February, 2013 @21:19

Përfaqësuesja e Ganës e cila u mposht befasisht në gjysmëfinale nga Burkina Faso dhe ajo e Malit që u eliminua nga Nigeria, u përballën në mes veti për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Fitore shënoi Mali me rezultat 3-1 me golat e futbollistëve Mamadou Samassa (21’), Seydou Keita (48’) dhe Sigamary Diarra (90’+4), derisa goli i vetëm për ganezët u shënua nga mesfushori i Juventusit, Kwadwo Asamoah në minutë e 82’.

 

Nesër do të luhet finale e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku do të takohen Nigeria dhe Burkina Faso.



REZULTATI:

1 Mali - Gana 3-1

 
Të gjitha lajmet nga