REY MANAJ
Manaj prezentohet te Pisa
20 January, 2017 @16:34
Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rey Manaj, është prezentuar sot te skuadra e tij e re, Pisa.
Manaj ishte transferuar zyrtarisht ditë më parë te skuadra që garon në Serie B, duke u huazuar nga Interi për gjashtë muaj.
“Dua të bëj gjëra të mira këtu dhe shpresoj të shënoj gola të rëndësishme,” ka thënë ndër tjerash futbollisti 19 vjeçar.
Pjesë e kësaj skuadre aktualisht janë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptar, portieri Samir Ujkani dhe sulmuesi Edgar Çani.
Manaj në Pisa do ta bartë fanellën me numër 11.