STAMFORD BRIDGE
Rikthehet Diego Costa
20 January, 2017 @14:35
Pas shumë spekulimeve për një largim të mundshëm drejt Kinës, Diego Costa është rikthyer në stërvitje të plota me Chelsean dhe është plotësisht i gatshëm për të dielën.
Në fakt, Antonio Conte në konferencën e tij për shtyp deklaroi që Diego Costa mungoi për shkak të një lëndimi që e kishte në shpinë, duke nënkuptuar që zërat për largimin e tij ishin ‘vetëm fjalë të mediave’ dhe se spanjolli nuk mungoi për atë arsye.
Gjithsesi, konferenca e Contes la për të kuptuar që Diego Costa tashmë është plotësisht i gatshëm dhe me shumë gjasë starton të dielën në takimin që Chelsea e luan ndaj Hull Cityt në ‘Stamford Bridge’.