ITALIA

Mancini tregon pse u zëvendësua Donnarumma me Sirigun
21 June, 2021 @15:40
Italia dje e mposhti Uellsin me rezultat 1-0 dhe e përfundoi Grupin A me 3 fitore.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, në minutën e 88’ të ndeshjes e zëvendësoi portierin Gianluigi Donnarumma me portierin Salvatore Sirigu.
Arsyeja se pse e bëri këtë zëvendësim strategu italian ishte, ngase Mancini në Kupën Botërore të vitit 1990, nuk kishte luajtur asnjë minutë te Italia, dhe këtë e konsideron si dëshpërim në karrierën e tij.
Mancini për këtë arsye e zëvendësoi Sirigun për ta mos përjetuar fatin e tij.