MEDIA TALK
Maqedonia përcakton shpërblimin për kualifikim në EURO 2020
20 November, 2019 @15:43
Federata e Futbollit të Maqedonisë Veriore (FFM) ka bërë të ditur sot se i tërë ekipi i tyre do të merr shpërblim të majmë në rast të sigurimit të biletës për EURO 2020.
Kreu i Federatës, Muhamed Sejdini, duke folur për portalin sportiv Sportmedia ka bërë të ditur se i tërë stafi i ekipit kombëtar të tyre do të shpërblehet me shumën mbi 3 milionë euro për sigurim të kualifikimit.
Sejdini e ka thënë këtë që në fillim të intervistës së tij.
“Para se të marr pyetjet për intervistë, dua t’ju bëj të ditur juve dhe gjithë opinionit se në rast të kualifikimit për EURO 2020, reprezentuesit do të marrin shpërblim mbi 3 milionë euro. Saktë, 30% të të gjitha mjeteve që FFM do t’i përfitojë në rast të plasmanit, do t’ua jep anëtarëve të reprezentacionit tonë më të mirë, senior,” ka potencuar Sejdini.
TABELAT PËRFUNDIMTARE: LIGA D E KOMBEVE
Kujtojmë, FFM kishte shpërblyer futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë me gjysmë milioni euro për sigurimin e vendit të parë në grupin e tyre të Ligës D të Kombeve, që ka qenë bindshëm shpërblimi më i madh i dhënë nga kjo Federatë në histori të reprezentacionit.
Maqedonia me 26 mars 2020 do të pret Kosovën si vendase në duelin e PlayOffit të Ligës D të Kombeve. Fituesi i kësaj ndeshjeje, të vetme, do të shkojë në finale të PlayOffit të Ligës D të Kombeve, ku do të ketë përballë fituesin e gjysmëfinales tjetër Gjeorgjia-Bellorusia.
Futbollisti i Napolit, Elif Elmas, ka qenë shënuesi më i mirë i Maqedonisë në kualifikime drejt EUROs, me 4 gola të shënuara.
TABELAT E KUALIFIFIKIMEVE PËR EURO2020
Finalja e PlayOffit të Ligës D të Kombeve do të zhvillohet më 30 mars 2020, në terrenin që do të përcaktohet me short, dhe fituesi i finales do të shkojë në EURO2020.
Cilado nga skuadrat në fjalë që siguron EUROn, do të shkruajë histori, pasi që do të jetë hera e parë për njërin nga gjysmëfinalistët (Gjeorgjia-Bellorusia dhe Maqedonia-Kosova) që do të arrijnë në një garë madhore të futbollit.