UNITED

Foto:Google
Martial mund të humbas sezonin
5 April, 2021 @13:28
Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial mund të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit pasi ka lënduar gjurin, tha trajneri Ole Gunnar Solskjaer.
Ai mungoi për skuadrën e djajve të kuq të dielën kundër Brighton në Premier League, ndërsa, Edinson Cavani startoi në vendin e tij.
“Ai e shtrembëroi gjurin e tij me Francën dhe duket se ai do të jetë jashtë për disa javë, patjetër. Por ne shpresojmë ta rimarrim atë përpara fundit të sezonit, por nuk jemi të sigurt”, tha ai për BT Sport.
Martial kishte shënuar golin e parë të Francës në kualifikuesen e Kupës Botërore të dielën e kaluar kundër Kazhakstan para se të lëndohej.
Vendi i tij në skuadrën e Didier Deschamps për Euro 2020 do të jetë nën kërcënim nëse ai nuk është në gjendje të rikthehet për United përpara fundit të sezonit.