Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRI

Mbijeton Kosova

Mbijeton Kosova


5 June, 2013 @21:58

Llamkos Kosova ka arritur të rikthejë rezultatin në pjesën e dytë ndaj Deçanit për të siguruar edhe një stinor në Superligën e Kosovës. Fusha e re gjilanase ka qenë arenë e jashtëzakonshme sot, ku Deçani nga Liga e Parë i udhëhequr nga Erdogan Celina nuk ka arritur të sigurojë për herë të parë në histori të klubit, pjesëmarrjen në elitën e futbollit kosovar.

Në fakt kanë qenë deçanasit ata që kanë kaluar në epërsi me golin e Atdhe Gashit, pas një gabimi fatal të portierit Florent Zymberaj - dhe shkuan në pushim 15 minutësh me epërsi.

Mirëpo, vushtrriasit me lojën e mrekullueshme të Faton Zejnullahut dhe Milot Rashicës kanë arritur të dominojnë në pjesën e dytë (sikurse edhe në pjesën e parë) me ç‘rast kanë rikthyer rezultatin dhe shënuar fitore, duke arritur të sigurojnë mbijetesën në elitë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga