SAN SIRO
Milan kalon Napolin
14 December, 2014 @23:16
Milan ka arritur të dalë fitues në ndeshjen derbi të mbrëmjes në Serie A. Rossonerët e Filipo Inzaghit kanë arritur që të shënojnë fitore 2-0 ndaj napolitanëve të Rafa Benitezit në San Siro.
Napoli ka vazhduar serinë pa fitore, për ndeshjen e katërt me radhë sonte, derisa Milan ka shënuar tek fitoren e dytë në tetë ndeshjet e fundit të elitës italiane.
Giacomo Bonaventura ka qenë njeriu i ndeshjes statistikisht, i cili me një gol dhe një asistim ka qenë vendimtar në fitoren e ekipit të tij.
Me këtë fitore Milan ka barazuar pikët në tabelë me kundërshtarin e sotëm dhe për më tepër, i ka kaluar ata falë golaverazhit më të mirë që ka.