VLLAZNIA - LLAPI
Miran Maksuti për 3 pikë të Llapit
25 August, 2017 @18:37
Në ndeshjen hapëse të xhiros së dytë në Superligë, skuadra e Llapit ka shënuar fitore me shumë mund në takimin e luajtur ndaj Vllaznisë së Pozheranit në Gjilan.
Ndeshja kaloi me raste për shënim nga të dyja skuadrat, mirëpo fitoren dhe pikët e plota i mori Llapi falë golit të Miran Maksutit në minutën e 87’ të takimit.
Pak para golit, llapjanët shpërdoruan një penallti, me Mentor Zhdrellën i cili u tregua i pasaktë nga pika e bardhë. Gjithashtu, duhet përmendur fakti që dy minuta pas penalltisë së shpërdoruar nga mysafirët, trajneri i vendasve, Bekim Isufi, u përjashtua nga gjyqtari kryesor i ndeshjes për shkak të protestave.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka 6 pikë pas 2 xhirove, kurse Vllaznia debutuese në Superligë mbetet akoma pa pikë.