TALK SPORT
Mou: Nuk ishte penallti
8 July, 2021 @10:55
Jose Mourinho, trajner i Romës dhe njeri që e njeh nga afër futbollin anglez pas viteve të punuara aty, pas duelit të mbrëmshëm Anglia-Danimarka ka biseduar me TalkSport.
Ai ka thënë se penalltia, që vendosi fatin e lojës në vazhdime, nuk qëndron sipas mendimit të tij, përkundër se me lojë Anglia ishte më e mirë.
“Fitoi skuadra më e mirë. Anglia e ka merituar dhe është treguar shumë më e mirë në lojë. Por, 11-metërsh nuk ka qenë. Në këto nivele, në gjysmëfinale, në përballjen që cakton finalistin, kurrë nuk e kuptoj një vendim të tillë. Jam i lumtur për ëndrrën angleze, por si njeri i futbollit, jam tejet i zhgënjyer me vendimin,” ka thënë Mourinho.
Anglia eliminoi Danimarkën 2-1 në gjysmëfinale, për të shkruar historinë duke arritur për herë të parë në një finale të një evropiani. Në finale, Italia-Anglia, më 11 korrik përcaktojnë fituesin e EURO2020.