REAL MADRID
Nacho Fernandez ka rinovuar kontratën
8 July, 2021 @17:45
Drejtuesit e Real Madrid kanë mbyllur rinovimin e kontratës së Nacho Fernandez.
Fernandez kishte kontratë deri në qershor të vitit 2022 me nënkampionët e La Ligas.
Kontrata e re e mbrojtësit me klubin do të jetë deri në qershor 2023.
Qendërmbrojtësi është ai lojtar i cili ka qenë në klub që nga viti 2001 nga të rinjtë e deri te seniorët, dhe së fundmi performanca e tij e shkëlqyeshme dhe shkathtësia, ishte arsyeja në zgjatjen e kontratës edhe për një vit.
#Nacho2023 pic.twitter.com/k7COErui9i
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 8, 2021