Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Ndahen pikët në Romë

REUTERS/Tony Gentile

Ndahen pikët në Romë


9 February, 2013 @23:11

Napoli e ka humbur hapin ndaj liderit, Juventusit. Skuadra e Napolit u desht të mbetet e kënaqur me barazim në udhëtim në Romë ndaj skuadrës së Lazios.

Sergio Floccari shënoi në minutën e 11’ për epërsinë e Lazios, derisa mbrojtësi, Hugo Campagnaro, e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën 87’.

Kosovari me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, luajti në pjesën e parë të ndeshjes, për t’u zëvendësuar më pas nga sulmuesi italian, Lorenzo Insigne. Ndërsa në anën tjetër, kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u inkuadrua në lojë në minutën 72’ në vend të brazilianit Hernanes, derisa portieri rezervë i romakëve, shqiptari 17 vjeçar, Thomas Strakosha, ishte në bankë dhe nuk i’u dha rasti nga trajneri Vladimir Petkovic për t’u sprovuar në këtë ndeshje.

Napoli gjendet në pozitën e dytë me 50 pikë, kurse Lazio është një pozitë më poshtë me 6 pikë më pak.



REZULTATI:

1 Lazio - Napoli 1-1

 
Të gjitha lajmet nga