ARBËRIA 0-1 FUSHË KOSOVA

Nga penalltia në kohën shtesë, për fillim me fitore!
20 August, 2022 @19:18
Një ndeshje e ngjeshur në fushë dhe pa shumë mundësi të pastra shënimi dukej se shkonte deri në fund të duelit pa fitues.
Mirëpo, një penallti e akorduar në kohën shtesë të ndeshjes ka bërë që Fushë Kosova të dalë fituese ndaj Arbërisë në Sami Kelmendi të Lipjanit, për përfundimtaren Arbëria 0-1 Fushë Kosova [Burim Fejzullahu 90’+4 pen.].
Ekipi i Arbërisë drejtuar nga Afrim Krasniqi do të duhet të kërkojë pikët në ndeshjet tjera tash, derisa në faqen zyrtare të klubit është theksuar “vlen të ceket referimi katastrofal nga treshja e gjyqtarëve”.
E Fushë Kosova me tripikëshin e marrë që në ndeshjen e parë do të kërkojë të vazhdojë me rezultate të mira, që në ndeshjen e radhës, kur në Fazli Grajçevci pret ekipin e Kikës.