OTO JOHN JOHN
Nigeriani merr kryesimin e golashënuesve
27 November, 2016 @15:58
Sulmuesi nigerian i Trepçës’89, Oto John, ka rimarrë primatin e golashënuesve të Superligës sot.
Ai ka shënuar dy herë për ekipin e tij, Trepça’89, në fitore ndaj Ferizajit, për të dalë mbi Granit Arifajn e Drenicës në listën e golashënuesve të Superligës.
LISTA E GOLASHËNUESVE TË SUPERLIGËS
Oto John John tashmë prej 16 xhirove të zhvilluara në Superligë ka 10 gola të shënuara, një më shumë se Arifaj i Drenicës.