FERONIKELI - DRENICA

Nikli për fitoren e parë ndaj Drenicës
25 February, 2021 @8:45
Sot do të zhvillohet ndeshja në mes të Feronikelit dhe Drenicës nga ora 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ndeshja e parë kishte mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë, derisa në ndeshjen e dytë Drenica e kishte mposhtur Niklin me rezultat 1-0.
Drenica në 8 ndeshjet e fundit nuk ka fituar, derisa fitorja e fundit ishte pikërisht kundër Feronikelit në xhiron e 12, ndërsa skuadra nga Drenasi ka një seri prej 3 ndeshjeve pa fitore.
Feronikeli gjendet në pozitën e gjashtë me 24 pikë, kurse Drenica në pozitën e nëntë me 20 pikë.