PAKOJA E FFK-së

Një pjesë e klubeve falenderon FFK-në për ndihmën
12 April, 2020 @9:34
Përkundër reagimeve të shpejta dhe agresive ndaj FFK-së në kohë të pandemisë të klubit të Llapit dhe atij të Trepçës’89, dje ka qenë një atmosferë tjetër sa i përket ndihmës financiare të vendosur nga FFK-ja.
Skuadra e Dardanës së Kamenicës, ajo e Vllaznisë së Pozharanit, pastaj Dukagjini, Gjakova, etj. - kanë dalë publikisht për kreun e FFK-së dhe Vendimin e marë për të ndihmuar sadopak futbollin që është ndër sportet që po pëson më së shumti në kohëra pandemie.
“Në emër të KF Vllaznia Pozheran i shprehim mirënjohje të thellë FFK-së e në veçanti kryetarit Agim Ademi për angazhimin dhe kontributin e tij që po bën në kohëra emergjente dhe po gjen fonde që sadopak t’i ndihmojë futbollistët me kontrata për mbështetje financiare,” ka shkruar njoftimi i skuadrës që vite më parë ishte pjesë e Superligës.
Në anën tjetër, KF Dardana e Kamenicës ka shprehur gjithshtu falenderim të veçantë për FFK-në dhe kryetarin e saj Ademi.
”Çmojmë lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e tij që edhe tash sikur çdo herë tjetër, ka qenë pranë lojtarëve dhe klubeve,” ka shkruar njoftimi i kryesisë së Dardanës.
“Ju jemi mirënjohës për ndihmën e ofruar klubeve në këtë kohë të vështirë,” ka shkruar kryesia e KF Dukagjinit që po kalon kohëra të vështira në Superligë.
FFK-ja ditë më parë miratoi ndihmën financiare nga fondet vetanake, duke bërë të ditur mënyrat e ndarjes së mjeteve për secilin klub.
Pjesa e madhe e klubeve të Superligës nuk kanë reaguar fare, derisa Llapi është treguar më i zëshëm ndaj FFK-së, që pastaj u përkrah menjëherë nga ‘89-shi.
Në anën tjetër, pjesa e madhe e klubeve të ligave tjera janë falenderues.
Kujtojmë, në ndërkohë FFK-ja pritet të pranojë edhe një fond emergjent nga Qeveria e Kosovës, duke përfituar rreth 270 mijë euro nga pakoja.
ARBËRIA

FOTO / Arbëria
19 January, 2021 @22:54
Skuadra e Arbërisë u mposhtë nga skuadra ruse Akhmat me rezultat 3-1. Kjo ndeshje është luajtur në sistemin prej 3…
PRISHTINA

FOTO / Prishtina
19 January, 2021 @20:34
Prishtina do të ndeshet me Dritën më 23 janar në kuadër të Superkupës së Kosovës. Më pas skuadra e Prishtinës…
PRISHTINA

19 January, 2021 @20:30
Prishtina sot ka mbërritur në Antalya për fazën përgatitore. Te Prishtina nuk udhëtuan Oto John dhe Gauthier Mankenda për shkak…
PRISHTINA

FOTO / Prishtina
19 January, 2021 @20:22
Skuadra e Prishtinës udhëtoi sot në Antalya për fazën përgatitore të dimrit. Prishtina sot gjithashtu ka mbajtur stërvitjen e parë…
DRENICA

19 January, 2021 @20:07
Skuadra e Drenicës ka shtuar në skuadër lojtarin brazilian, Jose Denisson. 23 vjeçari Denisson, së fundi ka qenë pjesë e…