SENOL GUNES
Nuk e dua titullin, nëse e fitojmë Europa Ligën
17 March, 2017 @9:25
Trajneri i Besiktasit, Senol Gunes, në deklaratën e tij pas kualifikimit në çerekfinale ka thënë se do të donte të ishte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, jo në Europa Ligë.
Por, kur u pyet për trofeun, atëherë tha se po t’i ipej sot mundësia, do ta zgjedhte trofeun e Europa Ligës para asaj të titullit kampion të Turqisë.
“Më së miri do të ishte të arrinim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Por jam i lumtur që ekipi ka arritur edhe këtu. Tash e tutje rrugën e shkruajnë futbollistët. Po ma dhatë tani titullin kampion, menjëherë e marrë. Por, nëse bëhemi kampion në Europa Ligë, nuk e dua titullin e kampionit në Turqi,” kanë qenë fjalët e Gunesit, që po bëjnë bujë në mediat turke sot.
Gunes është duke çuar Besiktasin edhe drejt titullit të radhës në Superligën turke, ndërsa ka qenë njeriu historik për vendin e tij, duke arritur suksesin më të madh të futbollit turk, kur Turqia morri medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Japonia-Korea 2002”.