EUROPA LEAGUE
Roma jashtë Europës
16 March, 2017 @23:04
Italia ka mbetur pa asnjë përfaqësues në garat e Europa League.
Skuadra e fundit që garonte në këtë kompeticion, Roma, është eliminuar sot nga skuadra françeze, Lyon.
Megjithëse shënoi fitore sot në “Olimpico” me rezultat 2-1, Roma i dha fund aventurës europiane për shkak të humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 4-2.
Eliminimin e romakëve e paralajmëroi Mooctar Diakhaby, i cili shënoi për epërsinë e françezëve në minutën 16’, derisa një minutë mëvonë Kevin Strootman e barazoi rezultatin.
Mesfushori i ri i Lyonit, Lucas Tousart, “i bëri punë” Romës me autogol, por as kjo nuk mjaftoi për italianët dhe në fund emrin në çerekfinale e regjistroi skuadra e Lyonit.