EL MUNDO DEPORTIVO

Foto: mundodeportivo.com
Nuk janë më të paprekshëm
18 May, 2021 @16:35
Barcelona ka vendosur. Kriza e madhe financiare në klub ka bërë që drejtuesit të largojnë statusin e “të paprekshmit” nga katërshja Sergio Busquets, Gerard Pique, Sergi Roberto e Antoine Griezmann.
El Mundo Deportivo ka bërë të ditur se klubi dëshiron që të largojë disa nga yjet ashtu që të shpëtojë fiaskon e fundit, ndërsa situata e së ardhmes do të analizohet thellë.
Pritet që brenda afatit kalimtar të verës Barcelona të pranojë oferta për lojtarët në fjalë, derisa ende mund t’i shes. Por nuk pritet përfitim i madh prej tyre, sa lirim nga rrogat e larta që i kanë.