MEDIA TALK

Ole: Protestat ndikuan në performancë!
17 May, 2021 @23:38
Lojtarët e Manchester Unitedit janë ndikuar nga protestat e tifozëve kundër pronarëve, ka thënë trajneri i ekipit, Ole Gunnar Solskjaer.
Javën e kaluar, ekipi i Manchester Unitedit u mposht nga Leicester City dhe Liverpool brenda 50 orëve, të orarit të ngushtuar për shkak të protestave, që shtyen ndeshjen me këta të fundit.
Futbollistët e Unitedit kaluan me orë të tëra në stadium dhe atyre iu mundësuan edhe shtretër që të pushojnë para ndeshjes ndaj Liverpoolit, për shkak të frikës për demonstrata edhe më të mëdha.
“Nuk dua ta them si arsyetim sepse i humbëm dy ndeshje, por sigurisht është njëra ndër arsyet që ndikuan në performancë,” ka thënë ai, transmeton BBC Sport.
Manchester Unitedit i duhet edhe një fitore për të çimentuar pozitën e dytë në renditje tabelare në dy xhirot e mbetura dhe ndeshja e radhës ndaj Fulhamit të rënë nga elita, duket si ideale për Djajtë e Kuq.