ZYRTARE

Julian Draxler rinovon deri në vitin 2024
17 May, 2021 @21:08
Julian Draxler ka zgjatur kontratën me PSG-në edhe për tre vite. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi.
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 17, 2021
#Draxler2024 pic.twitter.com/UkBMkCUjLm
“Qëllimet e klubit janë bërë realitet.” tha Draxleri. “Këtë stinor kemi luajtur në gjysëmfinalen e Ligës Kampionëve, ndërsa stinorin e kaluar në finale. Kemi përparuar mjaft, edhe pse ka pasur batica e zbatica, projekti është shumë tërheqës për mua dhe jam i lumtur të vazhdoj këtu.”
”Është krenari e madhe për mua, e dua këtë klub dhe Parisin si qytet,” shtoi gjermani. “Është fantastike të luash me top-lojtarë për një skuadër të tillë. Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën. Shpresoj se do vazhdojmë të fitojmë tituj në tre stinorët e ardhshëm! Do të japim gjithçka nga vetja për të fituar trofe, ashtu si bëjmë në çdo ndeshje.”
Këtë stinor me PSG-në, Draxleri ka shënuar 4 herë dhe ka dhuruar 6 asiste në 18 paraqitje.