FANELLA

REUTERS
Numri i Neymar, me megafon!
18 July, 2013 @13:41
Transferi më i madh i stinorit për Barcelonën, braziliani Neymar, do të vesh fanellën me numrin 11 te skuadra katalonase.
Kështu kanë bërë të ditur sot nga dyqani zyrtar i Barcelonës, me megafon! Kjo ka qenë mënyra origjinale e publikimit të numrit të fanellës nga skuadra blaugrana.
Deri më tani numrin 11 e mbante Thiago Alcantara dhe ky numër nuk ishte në plan që t’i ipej brazilianit të posaardhur. Mirëpo, me kalimin e Thiagos për në Bayern, Neymar ‘zaptoi’ 11-shin.