LIGA e PARË

Onix fiton derbin pejan
12 September, 2021 @19:41
Skuadra e Onixit e mposhti sot Besën me rezultat 2-4.
Që në minutën e pestë, Onixi kaloi në epërsi me Enis Miranaj, derisa Florent Rexhaj e dyfishoi epërsinë në minutën e 12’.
Norik Krasniqi shënoi golin e tretë të Onixit në minutën e 34’, kurse në minutën e 48’, Rexhaj shënoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Onixin.
Besa më pas shënoi 2 herë, por nuk mjaftoi koha për ta barazuar rezultatin.
Onixi aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 4 pikë, sikurse 6 skuadrat e para, kurse Besa me 0 pikë gjendet në pozitën e parafundit.
Në xhiron tjetër Onixi përballet me Drenasin, derisa Besa me Istogun.