HENDIKEP
Pa Neymarin e Silvan kundër Gjermanisë
5 July, 2014 @2:20
Fitorja e Brazilit kundër Kolumbisë mund të krahasohet me ‘fitoren e Pirros’. Kjo për faktin se ekipi nikoqir në ndeshjen e radhës nuk do të mund të llogarisë te dy nga lojtarët kryesor të skuadrës.
Kështu, në ndeshjen gjysmëfinale kundër Gjermanisë, Brazilit do t’i mungojë qendërmbrojtësi Thiago Silva dhe sulmuesi Neymar.
Thiago do të mungojë pasi që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 64’ të ndeshjes, ndërsa Neymar pasi u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes.
Mungesën e këtij të fundit e konfirmoi edhe përzgjedhësi Felipe Scolari, i cili pas ndeshjes tha se Neymar nuk beson që do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Dueli gjysmëfinal ndërmjet Brazilit dhe Gjermanisë do të luhet të martën më 8 korrik.