MEDIA
Pa Pogbanë dhe Griezmannin ndaj Shqipërisë
14 June, 2016 @10:45
Strategji, ruajtje e lojtarëve, mësim nga miqësoret e kaluara apo diçka tjetër… çfarëdo që e quani, Didier Deschamps, është në dyshim të madh nëse do të përdorë ndaj Shqipërisë nesër mesfushorin Paul Pogba dhe sulmuesin Antoine Griezmann.
Njoftimin e ka bërë të ditur edhe L’Equipe sot për të konfirmuar mungesën e dyshes në fjalë.
Në dy ndeshjet e kaluara ndaj Francës, miqësore, Shqipëria ka barazuar dhe ka shënuar fitore.
Dyshja që pritet të zëvendësojë Pogbanë dhe Griezmannin janë: Kingsley Koman dhe Anthony Martial.