TRAJNERI I KOMBËTARES
Panucci i afrohet kombëtares
5 July, 2017 @9:07
Ish reprezentuesi i Italisë, që tash punon si trajner, Christian Panucci, mund të bëhet përzgjedhës i ri i kombëtares shqiptare, shkruan Panorama Sport.
Sipas gazetës në fjalë, Panuccit thuhet që i janë ofruar 20 mijë euro rrogë mujore nga Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) për të zënë vendin e lënë bosh nga legjenda, Gianni de Biasi.
Sidoqoftë, as Clarence Seedorf nuk përjashtohet si opcion, pasi që kreu i FSHF-së ka besim te ai, por për momentin, Panucci, duket të jetë në pole-position.
Ndërsa si opcion i ri thuhet të jetë edhe Luigi De Canio (59 vjeç), që ka punuar me shumë skuadra të Serie A-së dhe B-së në karrierën e tij.
Panucci 44 vjeç në karrierën e tij si trajner ka punuar si ndihmës i Fabio Capellos me reprezentacionin e Rusisë, ndërsa më pas ka drejtuar Livornon dhe Ternanan.