PSG 0-2 MONACO
Paris Saint Germain humb kundër Monacos
22 February, 2021 @9:24
Ekipi i Mauricio Pochettinos të dielën në mbrëmje humbi me rezultat 0-2 kundër Monacos.
Golat u shënuan nga Sofiane Diop dhe Guillermo Maripan.
Pesë ditë pasi e përulën Barcelonën 4-1 në Ligën e Kampionëve, kampionëve francezë u mungoi qëndrueshmëria dhe frymëzimi pasi ranë katër pikë prapa liderit Lille i cili ka 58 pikë nga 26 ndeshje pasi mundi Lorientin 4-1 të dielën.
Parisienët regjistruan humbjen e tretë në kampionatin vendas.
Ndërsa vendi i katërt Monaco, tani ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në kampionat, dhe është dy pikë larg PSG.
Olympique Lyonnais është i dyti me 55 pikë pas një fitore 3-2 në Brest të shtunën.