Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F

Parisi njofton Barçën me gola e humbje

uefa

Parisi njofton Barçën me gola e humbje


30 September, 2014 @22:30

Barcelona përveç që ka pësuar humbjen e parë të stinorit, ata kanë pësuar edhe golat e parë të këtij stinori - në të gjitha garat. 

Paris St Germain i udhëhequr nga ish lojtari i Barcelonës, Laurent Blanc, ka arritur që të mposht katalonasit me rezultat 3-2, për të regjistruar fitoren e parë në Ligë të Kampionëve. 

Barcelona ishte në disavantazh pas golit të 50 milionëshit, David Luiz. Leo Messi reagoi shpejtë pas një kombinimi të shpejtë me Andres Iniestan për barazim, por parisienët dolën përpara përsëri - për të shkuar të qetë në pushim 15 minutësh. 

Blanc fërkonte duart në fund të pjesës së parë, që tregonte shumë për emocionet, derisa kampioni i Francës ngriti epërsinë në 3-1 me golin e Blaise Matuidi, para se Neymar të ulë atë në 3-2 dhe të vendos rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Në këtë ndeshje, mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thyer rekordin e legjendarit të Real Madridit, Raul Gonzales, sa i përket paraqitjeve në Ligë të Kampionëve - duke arritur shifrën e 143 ndeshjeve të zhvilluara në garën elite europiane. 

Derisa Paris St Germain ka arritur të dalë në vendin e parë të Grupit F, Barcelona ka rënë në pozitën e dytë me disfatën e sontme. 

Në ndeshjen tjetër të grupit, APOEL barazoi me Ajaxin 1-1 në Qipro. 



MYSAFIRËT E FAMSHËM:

Yje të muzikës, sportit dhe politikës ishin të pranishëm sonte në Parc des Princes të Parisit në ndeshjen Paris St Germain - Barcelona: Beyonce, Jay Z, David Beckham, Patrick Kluivert e Nikolas Sarkozy, përbënin kajmakun e mysafirëve të stadiumit parisien.


TABELA E GRUPIT F:

1 Paris St Germain 4 pikë
2 Barcelona 3 pikë
3 Ajax 2 pikë
4 APOEL 1 pikë


Ndeshjet e radhës:

1 APOEL - Paris St Germain
2 Barcelona - Ajax

3 PIKË TË REJA

Penalltia mjaftoi për bavarezët

Champions League

Penalltia mjaftoi për bavarezët

30/09/14 @ 19:46

OLD TRAFFORD

Shtohen telashet për Man Utd

Premier League

Shtohen telashet për Man Utd

30/09/14 @ 18:37

ISH SULMUESI KUQEZI

Bogdani beson te rezultatet pozitive

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Bogdani beson te rezultatet pozitive

30/09/14 @ 15:27

HAJVALIA

Liderit i suspendohet terreni

FFK Superliga

Liderit i suspendohet terreni

30/09/14 @ 09:08

NGA INFORMATORI NR. 35

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

FBK Superliga

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

02/05/24 @ 19:28

REFUZOHET LICENSIMI I DUKAGJINIT!

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

FFK Superliga

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

02/05/24 @ 15:26

BEFASISHT, NDAHEN!

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

International/Sportistë shqiptarë në botë

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

02/05/24 @ 11:45

VIDEO

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 23:45

NË WESTFALENIN E STËRMBUSHUR

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

Champions League

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

01/05/24 @ 23:07

MË I MIRI I NDESHJES

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 22:01

RIKTHIM I MADH I PEJËS

Dramë në “13 qershori” Peja barazon serinë, vendimtarja për finale — në “Karagaç”

FBK Superliga

Dramë në “13 qershori” Peja barazon serinë, vendimtarja për finale — në “Karagaç”

01/05/24 @ 21:34

DUELI DRAMATIK

Playoff (4) Ylli-Peja: Nga një çerek secilës, lufta vazhdon

FBK Superliga

Playoff (4) Ylli-Peja: Nga një çerek secilës, lufta vazhdon

01/05/24 @ 19:51

FORMACIONET ZYRTARE

Playoff (4): Ylli-Peja, 5-shet startuese

FBK Superliga

Playoff (4): Ylli-Peja, 5-shet startuese

01/05/24 @ 18:57

NGA KOMISIONI DISIPLINOR DHE I ETIKÊS

Statovci në disiplinore pas akuzës ndaj gjyqtarëve

FFK Liga e parë

Statovci në disiplinore pas akuzës ndaj gjyqtarëve

01/05/24 @ 18:46


 
Të gjitha lajmet nga