Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Pas humbjes nga Turqia

Fotografitë: FFK

Pas humbjes nga Turqia


Shkruan: Luan MORINA

13 June, 2017 @9:34

Hendbollistet kanë siguruar rrethin e dytë të kualifikimeve për Evropian. Kjo po që është histori, edhe pse kualifikimi për Evropian do të jetë i zorshëm. Për dallim nga futbolli ku çdo vend i Evropës e ka së paku në dy sportet primare, hendbolli në shumë vende është jo-ekzistent. Ndoshta për këtë, hendbollistet do të mund të kenë sukses më të madh.

Ama, në asnjë mënyrë kjo nuk arsyeton mossuksesin e futbollistëve tanë. Mund të tërheqim shumë paralele ndërmjet hendbollit dhe futbollit kosovar. Fatkeqësisht shumica e tyre do të ishin negative.

k

Së pari, dallimi ndërmjet sulmit dhe mbrojtjes i Kosovës në futboll është ngjashëm si ai në hendboll – i shkëputur. Lidhja ndërmjet dy reparteve të fushës akoma nuk është ngjitur dhe më e keqja është që nuk po ka ide se kah të ngjitet. Krahët e sulmit janë shumë të përqendruar në sulm, krahët e mbrojtjes janë të shpërqendruar nga ofsajdët, mesfushorët qendror janë të humbur në fushë në atë zhargonin banal ‘as me shehër, as me Barilevë’!

Shiko: TABELAT AKTUALE DREJT RUSIA 2018

Për këtë arsye sulmojmë tre veta kundër shtatë mbrojtësve në kundërsulme, e mbrojmë kundërsulmet me tetë veta. Dhe përkundër këtij kallaballëku ia dalim të marrim golat më të lehtë të mundshëm. Dhe kjo është ajo pika e vlimit e shumë tifozëve besoj, përfshirë mua.

Gabimet banale!

E dimë që është fillimi (vetëm gjashtë ndeshje), e dimë që s’kemi as stadium për të zhvilluar ndeshje miqësore, apo mundësi kohore për të mbajtur kampe, apo edhe përvojë. Ama disa gjëra janë të tepërta!

E tepërt është të mos ndjekësh topin deri në fund, atë pasimin e lehtë i cili nuk është bash i pakapshëm. E tepërt është që në ato pak raste që dalim në rast për të shënuar të gjuajmë topin në stilin e Daniele Boneras (20 metra diagonalisht larg portës). E tepërt është që të dalë topi jashtë loje kur i vetmi presion që ke mund të jetë ndonjë zë nga tribuna, me kundërshtarin 30 metra larg.

E tepër, shumëëëëë e tepërt është të kaloj topi nëpër duar dhe të përfundoj në gol. Edhe atë më shumë se tri herë! E tepërt është që pas çdo goli banal të pranuar të ulësh kokën dhe të vazhdosh pa shfaqur asnjë fije emocioni!

Ka shumë gjëra të tepërta, gjëra ofenduese për neve që me gjithë zemër përkrahim këtë kombëtare. Zemra, shpirti luftarak, edhe atë ekipor i mungon kësaj kombëtareje!

K

Inferioriteti dhe durimi po na lëndojnë! Nuk ka kohë për kësi gabime banale, të tepërta! Një cikël kualifikimesh po përfundon! Nuk është që s’kemi pasur zhvillim! Sigurisht që janë shumë gjëra pozitive aty. Por, ka edhe shumë gjëra që për kombëtaren e Gjibraltarit, San Marinos, e Lihtenshtajnit do të ishin normale!

Ata luajnë futboll pas orës 4 pasdite, e ju paguheni, e edhe shiteni me miliona për të luajtur futboll. Për të ndjekur topin, për të pasuar, për të gjuajtur në atë portë gati 20 metra katror. Për të mbrojtur të njëjtën hapësirë. Për të treguar pak më shumë shpirt!

Krejt e dimë që Kosova nuk është e gatshme për tu kualifikuar në Botëror. Dhe nga ato kombëtaret tashmë të eliminuara, në letër sipas individëve ka kapacitet të mposht së paku gjysmën nga to. Mirëpo, me këtë lojë jo!

Askush s’kërkon të fitojmë, të mposhtim Turqinë, Kroacinë, Islandën, e Ukrainën – që të gjitha në Evropianin e fundit. As nuk mërzitemi pse humbim. Por, një angazhim më serioz, një shpirt. Një dashuri që barazohet me atë të neve tifozëve që ju përkrahim. Atë e kërkojmë, nga të gjithë.

Kosova mund të arrij suksesin e hendbollisteve. Veç s’ke, se duhet një lider në fushë, e sigurisht edhe në bankë rezervë. Dikush që i jep shpirt këtij ekipi. Jo ulje koke e arsyetime. Arsyetimet i dimë të gjithë. Edhe i pranojmë. Por, arsyetimet për gjërat e tepërta, banale, të lartpërmendura janë bërë sikur vet ato gjërat. Të tepërta! Banale!


RAFET PREKAZI

“Golat e shpejtë dhe kartoni i kuq ndikuan”

Kosova

“Golat e shpejtë dhe kartoni i kuq ndikuan”

13/06/17 @ 08:15

KUALIFIKIMET PËR BOTËROR 2018

Pas Brazilit, edhe Irani siguron Botërorin “Rusia 2018”

Russia 2018/International

Pas Brazilit, edhe Irani siguron Botërorin “Rusia 2018”

13/06/17 @ 06:08

TRANSFER

Valbuena zyrtarisht te Fenerbahçe

International/Transfere

Valbuena zyrtarisht te Fenerbahçe

13/06/17 @ 02:28

KOSOVA U21

Kosova e pafuqishme për Norvegjinë

Kosova

Kosova e pafuqishme për Norvegjinë

12/06/17 @ 23:17

LIRIDON FETAHAJ

Liridon Fetahaj te Prishtina

FFK Superliga/Transfere

Liridon Fetahaj te Prishtina

12/06/17 @ 15:10

ANDRE SILVA

Silva: Ende më duket ëndërr Milani

Serie A/Transfere

Silva: Ende më duket ëndërr Milani

12/06/17 @ 14:52

TREPÇA'89

3 miqësore në Slloveni për kampionët

FFK Superliga

3 miqësore në Slloveni për kampionët

12/06/17 @ 14:44

MEDIA

Ujkani: Mungoi organizimi brenda në fushë

Kosova

Ujkani: Mungoi organizimi brenda në fushë

12/06/17 @ 14:33

PAS NDESHJES

Mediat izraelite: Shqipëria na turpëroi

Shqipëria

Mediat izraelite: Shqipëria na turpëroi

12/06/17 @ 12:32

VLERËSIMET

Notat e lojtarëve: Izraeli-Shqipëria

Shqipëria

Notat e lojtarëve: Izraeli-Shqipëria

12/06/17 @ 10:29

BARCELONA ZYRTARIZOI MESFUSHORIN SPANJOLL

Barcelona i jep kontratë afatgjate Dani Olmos

Bundesliga/La Liga/Transfere

Barcelona i jep kontratë afatgjate Dani Olmos

10/08/24 @ 12:18

VENDOR TJETËR TE PEJA

Edhe Shëndrit Llapi kalon te Peja

FBK Superliga/Transfere

Edhe Shëndrit Llapi kalon te Peja

10/08/24 @ 11:42

PEJA VAZHDON ME PËRFORCIME

Shahada Wells - play i ri te Peja

FBK Superliga/International/Transfere

Shahada Wells - play i ri te Peja

10/08/24 @ 06:18

PREJ MITROVICE NË PEJË

Peja siguron shërbimet e Amin Hotit

FBK Superliga/Transfere

Peja siguron shërbimet e Amin Hotit

10/08/24 @ 06:08

EDHE NJË PËRFORCIM TE DEBUTUESIT

Jalen Graham, përforcimi i radhës te KB Bora

FBK Superliga/International/Transfere

Jalen Graham, përforcimi i radhës te KB Bora

09/08/24 @ 12:30

GATI PËR FILLIMIN E STINORIT

Gjilani gati për duelin e parë të stinorit të ri

FFK Superliga

Gjilani gati për duelin e parë të stinorit të ri

09/08/24 @ 12:23

AMERIKANI VJEN NË KOSOVË, PËR PËRVOJËN E PARË EVROPIANE

I huaji i parë te Prizreni, Trevon Spencer

FBK Superliga/Transfere

I huaji i parë te Prizreni, Trevon Spencer

09/08/24 @ 12:08

PEJA NDEZ LOJËN

Peja fillon lëvizjet, prezanton 5 lojtarë të ekipit për stinorin e ri

FBK Superliga/International/Transfere

Peja fillon lëvizjet, prezanton 5 lojtarë të ekipit për stinorin e ri

09/08/24 @ 11:31

MITROVICASI KALON PREJ GJAKOVE NË PRIZREN

Burim Zekiqi kalon te KB Prizreni

FBK Superliga/Transfere

Burim Zekiqi kalon te KB Prizreni

09/08/24 @ 11:11

BALLKANI - LARNE

Humbje e Ballkanit në Prishtinë, kualifikimin do ta kërkojë në udhëtim

Conference League/FFK Superliga

Humbje e Ballkanit në Prishtinë, kualifikimin do ta kërkojë në udhëtim

08/08/24 @ 21:56


 
Të gjitha lajmet nga