Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Pas Muriqit, edhe ylli tjetër mungon në Ligën e Kombeve

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Pas Muriqit, edhe ylli tjetër mungon në Ligën e Kombeve


29 August, 2020 @21:11

Pas Vedat Muriqit, edhe ylli Milot Rashica do t’i mungojë kombëtares së Kosovës.

Për shkak të gjendjes jo të mirë të pandemisë në Kosovë, Rashicën nuk e ka lejuar Werder Bremeni të grumbullohet për ndeshjet e shtatorit të luajë për Kosovën. Skuadra gjermane gjithashtu nuk i ka lejuar lojtarët Tahith Chong dhe Milos Veljkovic, të grumbullohen me kombëtaret e tyre për të njëjtën arsye, raporton Arlind Sadiku (Supersport).

LISTA E KOSOVËS

Njoftim zyrtar nga FFK nuk ka ende. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vijim.

Kosova më 3 shtator do të përballet me Moldavinë, kurse më 6 shtator me Greqinë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve