Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARRËVESHJA SENZACIONALE

Parakontratë me Cityn!

REUTERS/Albert Gea

Parakontratë me Cityn!


30 November, 2012 @8:56

Njëri ndër trajnerët më të kërkuar në botë, Josep Guardiola, ka nënshkruar parakontratë me Manchester Cityn.

Kështu së paku ka thënë agjenti i FIFA-së, Francois Gallardo, për një radio spanjolle.

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka emëruar ish ekzekutivin e Barcelonën Txiki Begiristain si drejtor futbolli në tetor dhe ai punon bashkë me shefin ekzekutiv të ekipit, Ferran Soriano, i cili është gjithashtu ish staf i Nou Campit.

“Guardiola ka parakontratë për t’u bërë trajner i ardhshëm i Manchester Cityt. S’ka lidhje nëse Milan i oferton atij. Ndërsa në plane është edhe transferimi i Victor Valdesit. Guardiola ka ofertë marramendëse,” ka thënë Gallardo për këtë radio stacion spanjoll, transmeton Daily Mirror.


 
Të gjitha lajmet nga