LEICESTER CITY
Përforcimi i ri i kampionit
3 July, 2016 @17:15
Kampioni i Premier Ligës, Leicester City, ka nënshkruar me futbollistin francez, Nampalys Mendy. Mesfushori që ka qenë lojtar i Nice-së ka punuar nën urdhërat e italianit Claudio Ranieri, derisa ky i fundit ka qenë pjesë e Monacos.
Mendy prej vitit 2013 ka bërë 110 paraqitje në Ligue 1 me Nicen.
“E njoh trajnerin, e di mentalitetin e tij dhe filozofinë e tij. Kur ai flet është i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Unë e pëlqej këtë,” ka thënë Mendy24 vjeç, pasi që u bë lojtar i ri i dhelpërave kampione.
Mendy ka qenë pjesë e rregullt e Francës U21, por ende nuk ka arritur të depërtojë në përfaqësuesen seniore.