KRYCHOWIAK
PSG merr polakun e Sevillës
3 July, 2016 @12:52
Paris St Germain ka zyrtarizuar pak më parë mesfushorin e dalluar polak të Sevillës, Grzegorz Krychowiak, si lojtar të ri në ekip.
Polaku 26 vjeç ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare për ekipin parisien, që është kampion aktual i Francës.
Krychowiak nuk është i panjohur në Ligue 1 të Francës. Ai para se të kalojë në Sevillë të punojë nën urdhërat e strategut Unai Emery, ka luajtur për Reimsin, Bordeaux-në, e Nantesin.