TREPÇA'89-PRISHTINA
Përsëri John, përsëri Trepça’89 fiton
7 March, 2017 @14:55
Njejtë sikurse në ndeshjen e pjesës vjeshtore të stinorit. Sulmuesi nigerian i Trepçës’89, Oto John John, ka vendosur përsëri derbin ndërmjet Trepçës’89 dhe Prishtinës.
Pas një pasimi të gjatë të Shpëtim Idrizit, Fiton Hajdari depërton në zonë, ku gjen Oto Johnin e vetmuar, që shënon për epërsinë e Trepçës’89 në fillim të ndeshjes.
Më pas, gjithçka shkoi si duhet për ekipin e Zekerija Ramadanit, që kontrolloi lojën për mrekulli, ndërsa mitrovicasit patën raste për të çuar epërsinë edhe më shumë në krahasim me bardhekaltërit.
Tre pikë të arta për Trepçën’89 tash, derisa Prishtina mbetet tash 9 pikë pas liderit.
Kjo ka qenë fitorja e pestë me radhë e Trepçës’89 në Superligë, ndërsa në anën tjetër Prishtina ka pësuar humbjen e parë që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur ishin mposhtur nga Gjilani. Prishtina gjithashtu, në 4 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Superligë, ka vetëm 1 fitore.