Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDER SHENGYLI

Përshtatja në fushë ndikoi

Përshtatja në fushë ndikoi


26 September, 2020 @19:33

Trajneri i Lirisë, Skender Shengyli, ka lënë fushën fajtor për humbjen e ekipit të tij në start të stinorit ndaj Istogut sot në Demush Mavraj 2-0.

a

“Ne, tërë kohën po ushtrojmë në fushë me bari sintetik. Besoj që edhe përshtatja në fushë me bar natyral në kushte lagështie e balte na pengoi zhvillimin e lojës që kishim planifikuar,” ka thënë fillimisht Shengyli për faqen e klubit bardhezi nga Prizreni.

TABELA AKTUALE

“Por, natyrisht kjo nuk e arsyeton humbjen. Gjithsesi ne duhet të kthehemi sa më shpejtë dhe të mërkurën që në përballjen e radhës të shënojmë fitore ndaj Onixit,” ka vazhduar ai.

Liria që po pretendon Superligën qe dy stinorë, ka nisur kampionatin 2020/21 në Ligë të Parë A të Kosovës me humbje nga Istogu, ku Qëndrim Jahaj e Fabrice Boudega shënuan për fitoren e troftave.


 
Të gjitha lajmet nga