KUNDËRSHTARI
Përzgjedhësi i Guinesë e njeh Kosovën
10 October, 2015 @12:34
Përzgjedhësi i Guinesë Ekuatoriale, argjentinasi Esteban Becker, ka folur para ndeshjes që ekipi i tij do ta zhvillojë kundër përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë.
Becker tha se është munduar ta njoh përfaqësuesen e Kosovës duke i shikuar incizimet e ndeshjeve të kaluara, derisa ka lëvduar anën teknike të ekipit kosovar.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë për të dy ekipet. Ne jemi shumë të lumtur që ndodhemi në këtë vend. Për Kosovën kam informata pasi kam përcjellur incizimet e ndeshjeve kundër Turqisë dhe Haitit. Kosova ka kombinime të mirë të lojtarëve me cilësi dhe aftësi teknike të mira. Mendoj se adhuruesit do të shohin një ndeshje shumë të mirë,” tha Becker për Tribuna Channel.
Për trajneri Becker ky do të jetë takimi i dhjetë me përfaqësuesen e Guinesë. Nën drejtimin e tij, kjo përfaqësuese deri më tani ka regjistruar 2 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.
Ndeshja Kosova - Guinea Ekuatoriale do të fillojë sot nga ora 15:00.