CORONAVIRUS

Pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë
14 March, 2020 @1:34
Pas rasteve të para zyrtare të coronavirusit në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar të gjitha aktivetet sportive në vend deri në Vendimin e ardhshëm të saj.
Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata e Basketbollit të Kosovës kishin planifikuar të zhvillojnë ndeshjet e xhirove të radhës pa praninë e publikut, por pas vendimit të Qeverisë, ato lëshuan komunikata që bën të ditura për ndalesë aktivitetesh.